Monday, January 27, 2014

E SOTMJA

E SOTMJA
___________

Ndonjehere,e shkuara vjen
padashur te pikturohet ne mendje.
Te pushtuar c'do qelize e ndjen,
tek rregetin brenda vetes..

E shkuara te pickon,
te troket si nje trumcak
ne poret e mendjes tende..
Ty te pelqen te strukesh pak,
te rrish e ta kujtosh me endje...

Fillon bisedon me te si me nje mik.
Nje bisede te lene ne mes,nje dashuri..
Ndonese e sotmja eshte prezent,
ate e ke flakur diku ne nje cep...

Dikur kujtohesh per nje cast,
se ajo eshte vetem e shkuara...
Shkundesh nga mendimet syte hap.
Kujtohesh,dicka ke flakur pa kujdes...
Eshte e sotmja ajo s'te pret...!


SoVaNa 27 JANAR 2013

No comments:

Post a Comment