Wednesday, May 27, 2015

VETËM IKIM...


Ikim dhe ikjes nuk ja dimë fundin,
nxitojmë për ku as vetë nuk e dimë...
Vështrojmë siluetat tek na humbin,
dhe hënën që na ndjek e dërsirë...
Ndoshta më kot shpresojmë e dimë,
se vëtëm të ikësh s'qënka e thënë...
Mbase për të gjetur pakëz qetësi,
do të duhet vetes ti themi të rrimë...
Ne ikur kemi gjithë jetën,
askund nuk kemi bërë prokopi...
Mbas nesh veç kujtimet mbetën,
një jetë si shtegëtarë pa shtepi...!
SN 24 MAJ 2015

No comments:

Post a Comment