Wednesday, July 10, 2013

NOSTALGJI

Me hapat e mia vrapoj ne kohe i trisht,
shpesh here dhe shkallet i ngjis nga dy,
me prit i lutem kohes si krishtit
te mos me harroje e te me lere aty...

Kryenecja jete te te prese nuk mundet,
ajo shkallet i ngjit perhere me trike ,
ne cdo shkalle te gllaberon nje dite,
te mer me vete do apo nuk do ti...

Tash qe vitet kam mbi supe, vjen nje dite,
e shikoj veten ne pasqyre me habi,
rinia me eshte flashkur rudhat me kane bere prite,
gjithcka te shkuar mbi supe kam perandori...

Filloj te kuptoj se jeta eshte e shtrenjte,
nxitimthi luftoj qe une te mos mbetem pas,
te mos pranoj se tashme mik jam bere me thinjat,
aspak s'me vjen mire qe rinine ta humbas...

Por tashme eshte vone te kthehem kohe s'kam,
shoh mbi koken time thinjat si shtellunga reje,
shkalle te zbres nuk ka e asgje tjeter s'shoh,
vec pleqerine si zoteri qe me vjen mbas meje...


10 KORRIK 2013



No comments:

Post a Comment