(Tregim)
Me dhembi aq shume ajo mbremje, tek rrija i heshtur ulur ne nje lokal ne qender ne qytetin verior.
Sapo isha ndare nga nje mikesha ime, ku lotet e saj akoma nuk ishin thare mbi tavolinen ku u ulem e biseduam gjate te dy!
Nuk ishte me shume se 15 vjec atehere kur ajo dashuroi marrezisht nje djale rreth te njezetave bukurosh por me'' biografi cope''!...
Sa shume vuajtje dhe lot nga shoqja ime e klases, nje vajze teper e gjalle, me floket kacurela e pis te zeza, me nje buzeqeshje teper magjike, mbas vitesh ishte kerrusur aq shume dhe dukej sikur mbi supet e saja te rrendonin aq shume halle qe vertet e kishin rregjuar e lodhur pamase.
E pashe rastesisht tek kalonte ne rruge me hap te ngadalte dhe e tretur ne mendime.Me terhoqen vemendjen pikerisht floket e saj te zinj e kacurrele qe ishin po ata si dikur ne rinine e saj.Te them te drejten nuk e njoha per momentin,me dukej fytyre e pare diku thelle ne kujtesen time por ajo ishte vrare aq shume saqe une nuk isha i bindur nese ishte ajo.
Ajo me kish pare dhe me nje buzeqeshje befasuese me pershendeti nga larg.Une per nje cast u hutova dhe mbeta i shtangur pa ju pergjigjur pershendetjes se saj,madje ktheva koken pas se mos kushedi ishte dikush tjeter qe mbase e priste!
U afrua dhe me foli ne emer:
- Cfar surprize ti je Agroni shoku im i klases!!!
Une pohova me koke dhe mbeta disi i hutuar sepse akoma s'isha ne gjendje te kujtohesha kush ishte ajo zonje.Natyrisht mua me njihnin se isha rritur ne ate qytet,ku kujtimet dhe ndjenjat e mija ishin trazuar e bere miks bashke me mallin e nostalgjine.
Por si per tu shfajesuar u ngrita ne kembe dhe e pershendeta dhe une me nje buzeqeshje te shkujdesur e me nje pamje gjoja indiferente sikur edhe une e njihja.
-Jam Kristi me tha,s'po te le te vuash ne hamendjen tende dhe as te lodhesh shume, jam pikerish ajo qe ti mbase tani e kalon neper mend.
U c'lirova nga dilema dhe i lehtesuar me nje habi, paksa i drojtur i zgjata doren dhe me shijen e nje njeriu qe sapo ka pertypur dicka jo te kendeshme e ftova te ulej e te bisedonim si dikur...
Ajo me shihte ne sy, me ata sy qe s'kishin ndryshuar fare dhe me nje buzeqeshje te vuajtur me pyeti per gjithcka.
Gjithashtu dhe une fillova ta pyes por pergjigjet qene te cunguara dhe disi te habitshme.
Nuk doja te isha i pa takt ne pyetjet e mia sepse e kuptova se tjetra ndihej ne siklet dhe u shmangej pergjigjeve te veta duke me pyetur per jeten time.
-Po s'me thua kaq vite kane kaluar c'ke bere a je martuar a ke femije..
Dhe une duke e ndrruar temen e bisedes i tregova per jeten time dhe emigrimin ,i thashe se jam martuar e kam dy femije tashme te rritur.
Per nje cast biseda mbeti dhe une per te mos e lene te ftohet i thashe:
-Cdo te pish, me erdhe ne tavoline?
-Jooo ma preu, me ke ardhur ne shtepi e ke bere rruge kaq te gjate do te te qeras une! Kembenguli, e njihja ate kembengulje, ajo ashtu ishte qe ne vogeli, kur donte te realizonte dicka kembengulte deri sa ta arinte.
Une mora nje coca cola pasi sa kisha pire kafen nje makjato te shkurter nostalgji e dikurshme kjo qe e benim vazhdimisht me shoket pikerisht ne kete lokal ne rinine tone.Ajo mori nje kafe ,veshtronte e heshtur si e perhumbur diku mbase ne kujtimet e saj te hereshme...
-Eh more Agron si ikin vitet- mu kthye dhe ne sy i shndriten dy pika lot qe ju varen heshtur gjate faqeve te saj te vrara!....
- Iken i thashe dhe si rrotullohet bota, mbas 20 vitesh ja ku jemi perseri bashke si dikur!...
Me veshtroi ne sy dhe nuk foli asnje fjale por leshoi vetem nje psheretime e cila te them te drejten mu duk e dhimbshme!...
Nuk mundesha me te rija aty si vrundullak e te luaja rrolin e indiferentit,tek e fundit Ajo ishte shoqja ime me e mire e klases dhe kisha te drejte edhe te dija dicka mbi jeten e saj ndaj dhe e pyeta.
Per nje cast me veshtroi drejt dhe ne sy nje veshtrim si te thuash hetues sikur te me thoshte: - vertet ti nuk di gje??
Dhe une i zene ne faj ngaqe vertet nuk dija asgje per jeten e saj u ndjeva keq dhe nuk dija cfar te thosha!!
-Une kam vite qe jetoj vetem!...
-Femij nuk kam e s'munda te lind!
Nga syte i geluan lotet, mbase lote qe kishin kohe qe prisnin te c,liroheshin nga vuajtja dhe merzija!...
U nisa te them dicka por ajo e kuptoi dhe me nderpreu duke me vene doren mbi buze :
-Mos fol keshtu paska qene e shkruar per mua!
-A te kujtohet Iliri?...
Une e pohova me koke dhe ajo vazhdoi:
-15 vjec isha atehere kur une rrash ne dashuri me te.Ne ate kohe babai im punonte ne komitetin e partise dhe nena drejtoreshe ne ndermarjen G....
Tashme une gjithcka e kisha ndermend si dikur.....
Historia e saj qe teper rrenqethese!...
Atehere neve na u duk habi qe pikerisht Kristi te binte ne dashuri me nje djale te "deklasuar" e te ardhur nga jugu.Dikur i jati njeri me pozite te larte qe perjashtuar nga partia dhe e gjithe familja syrgjynosur ne fshatrat e thella te qytetit verior...
Pikerish i biri i tij Iliri, kish arritur te depertonte ne zemren e saj dhe ajo te binte ne dashuri me te!
Sa lufte,sa sharje sa mbledhje u bene atehere qe ajo te mos binte preh e nje ''njeriu te deklasuar'' por ajo nuk fliste i veshtronte te gjithe e heshtur!...
Te nesermen Kristi u zhduk!.... Nuk gjendej askund bashke me te dashurin e saj,ishin rrembyer!...
E tashme ja ku e kam perpara syve, teper te lodhur dhe te zhgenjyer nga jeta.Njeriu qe e kish ''dashuruar'' ,njeriu qe e ndau nga familja dhe miqte ne ate kohe e kishte braktisur pikerisht me te ardhur demokracia.
Motivi?
" Je vajza e nje komunisti!"?...
Deri kur do te vazhdoje lufta e klasave?...
SoVaNa 12 JANAR 2014

No comments:
Post a Comment