Tuesday, April 2, 2013

REFLEKTIM


REFLEKTIM

___________

Oh si u beme ne keshtu,
si deget vjeshtake nga gjetthet xhveshur,
ti ne qoshen e zemerimit tend,
ku lotet te pikojne parreshtur,
une galuc ne qoshen tjeter
mllefin si qyrk kam veshur..

Po si su lodhem e s'pushuam
a thua jeta eshte nje shekull
e ta flakim si gjethe vjeshte
inat lote dhe vetem heshtje..

Sa do te doja qe ti serish te ishe
ajo njomzakja miserishte
une ftoi eremire
qe me puthje qe pa gdhire..

2013 SoVaNa**

No comments:

Post a Comment