Thursday, September 18, 2014

NUK KAM HUMBUR

Ti me ke kerkuar kohet e fundit,
je cuditur e me vete ke thene:
- Ku humbi valle ky poeti ku humbi
si te shkrete e si jetime na ka lene...??

Pa dhe ke pyetur lart e poshte,
mos valle ka pasur ndonje hall...
A mbase me dike eshte zene,
apo pa dashur mbleksur me djajte...

Une gjej pak kohe, vec pak caste,
te te them se une nuk kam humbur...
Por kur mbleksesh me disa halle
s'mund te shkruash kur je i kerrusur...

Sa per djajte i kam lene menjane
perhere si kam dashur, i kam urryer
Thjesht ne koke kam shume mendime
ndaj kam heshtur dhe nuk jam ndier...

@SN@  11 QERDSHOR 2014

No comments:

Post a Comment