Thursday, June 6, 2013

IKJA JOTE



Mbas ikjes tende
mendimet e mia lozin poker
ku triumfon deshperimi im
dhe si hut i mbetur mendjen vras
tek mendoj se faji mbeti jetim...

Aty tek mrizi i ngaterruam fjalet,
thame e c' nuk thame sa shume u shame,
sa puthje i shkundem te shkretit shpirt
dhe sa dashuri flakem e sa flirt...

Tek burimi ku te dy uje pinim,
thame e c' nuk thame sa shume u shame
kercellin i lam trendafilit,
gjembat shperndame anembane...

Mbas ikjes tende mbeta jetim
u tha e humbi dashuria jone,
kujtim mbeti mrizi i shkrete,
rrapi i vjeter me deget kurore
e qeshura jone diku ne hon...


6 QERSHOR 2013


No comments:

Post a Comment