-----------------
Per ty u ktheva nga kurbeti
e te prita te vije tek burimi,
ne sofatin ulur si pelegrin,
plot gaz shkelqenin syte nga gezimi...
Ika me nje torbe te vjeter ne krahe,
brenda nje cope buke me djathe,
dhimbjen e ikjes per shoqerues,
lotet e nenes si vaj kumbues...
Ja tek jam i djegur nga malli,
torben e vjeter e solla me vete,
mbushur me mall halle dhe derte
por i lumtur qe u ktheva se gjalli...
Ndaj te prita ty te vije si dikur
te me hidhje shikimin e heshtur
e me drojtjen e drernushes se lumtur
te me uroje mirseardhjen e qeshur...
Por ti nuk erdhe e dashur,
une lot nuk kisha te qaja me,
kurbeti me kish mare gjithcka,
as fuqi kisha te qaja pa ze...
Tani qendroj ulur tek ky burim
por ketu gjithcka eshte e heshtur
dhe uji pikoka mekur me pertim
pa ty... qenkam perseri ne mergim...!
SoVaNa 7 korrik 2013
No comments:
Post a Comment