Thursday, August 22, 2013

REZJA IME!


REZJA IME
_________________

Nje rreze dielli depertoi nga dritarja,
si dashnore e zjarrte mi puthi syte,
une hapa krahet dhe embel buzeqesha,
i thashe eja rezja ime e mira drite...

Ndihem cdo mengjes i perkedhelur,
dhe pse grillat i kam mbyllur me kujdes,
ajo reze asnjehere me mua nuk merzitet,
vjen e e mi puth syte cdo mengjes...

Dikur me pati thene se nese mungoj,
dije se do te jem prane teje si nje reze,
do te puth qerpiket e nga gjumi te te zgjoj,
te te them se pa ty per mua ska mengjeze...

Ndaj dhe une mengjezeve e puth me sy,
e zboj gjumin dhe i them me ler te qete,
e dua rezen te me perkedhele e puthe,
do te vij nje dite gjume do te fle nje jete...!

SoVaNa 22 GUSHT 2013

No comments:

Post a Comment