ENIGME ME MBETI AJO IKJE...!
___________________________
Ca fjale mi the ashtu kalimthi,
me gjysem zeri e me syte perdhe,
si dallandyshe ike fluturimthi,
more rrugen e s'prite pergjigje...
Me nete te tera mbolla mendimet,
mendjen prashisja te dija c'kisha bere.
Por s'mbiu gje dhe s'munda te korja,
ne token djerre ne fushen e zemres...
Si enigme me mbeti ajo ikje,
ku syte e tu geluan nga lotet.
Mua si gurr i rende me rane,
se ke idene c'plage me hapen...
Ike rrembyer si gjethet e vjeshtes,
nuk pyete se plagose nje zemer
te pakten nje pergjigje te prisje,
mbas teje te mos lije kaq dhimbje...!
SoVaNa 3 SHTATOR 2013
No comments:
Post a Comment