Wednesday, October 30, 2013

PASQYRA DHE UNE


Kete mengjes pasqyres i hodha nje veshtrim,
pashe veten me syte gjysem te mbyllur.
U tremba nga ajo pamje dhe befas se di,
perse me kujtoi nje pikture te shkaravitur...

Pasqyra si per cudi me veshtronte tere ngulm.
U shkunda befasisht si te zgjohesha nga nje enderr.
Por ajo ngulmonte si mushke pa fund,
pa fjale me kujtonte se aty qenkam une...

Dikur sa here beja ndonje procke e ndihesha keq.
Rija para pasqyres e veten shaja nder dhembe,
me duf e me turp aq here e kam peshtyre,
pasqyren qe kete mengjes po me tremb...


Por sot as vete se di perse kete mengjes,
pasqyren kam aq turp ta shoh ne sy.
Sepse dhe nese s'me vjen mire e s'dua ta besoj,
i njejti si njehere e nje kohe une jam aty...!

SoVaNa 30 TETOR 213

No comments:

Post a Comment