Thursday, February 20, 2014

BUZEMBREMJE

BUZEMBREMJE
______________

Buzembremjes sot i mungonte hena,
bashke me te kish humbur dhe muzgu... 
I harrova perkedheljet dhe puthjet e embla
dhe fjalet mu sosen me lane ne vetmi...

Kete buzembremje qendroj i menduar,
thelle ne eresire e tres veshtrimin tim...
Vegime me vine e mendime ngaterruar,
diku degjoj muzike dhe fjale per dashurine...

Si skllav qe zinxhiret nuk i kam nder duar
por ne zemer lidhur keqas me ty...
Mendja mi nanuris lehte,lehte mendimet,
embel mi tund ne djepin e dashurise...

Me padurim i pres buzembremjet me hene,
muzgun e pres me ndjenje dhe padurim...
E di qe me veshtron e dic' ke per te me thene,
si dikur qe me puthje nen tendin perqafim...

Kjo pritje qenkerka si nje kalvar aq i gjate,
une jam dashnori qe shpresa s'me vdes kurre...
Di qe nje here nje buzembremje do te kete.
Ti do te me shfaqesh si nje zane plot nur...!

SoVaNa 20 SHKURT 2014

No comments:

Post a Comment