Monday, May 5, 2014

PYLL ENDRRASH

PYLL ENDRRASH
___________________

Nje tufe thellenzash fluturuan si te cmendura,
me tremben aq shume sa peshtyma mu tha...
Gjethe te gjelberta u shkunden nga druret,
ndane nje burimi u shtrine gjere e gjate...

Mbeta i shtangur me buzet e thara,
por dhe i mahnitur nga ai zjarr thellezash...
Anes burimit ku kendonte ujevara,
u shtriva me endje te pija nje tufe endrrash...

Piva i etur ujet e paster si kristali,
deget e larta feshferinin nen thundren e eres...
Per kete pyll endrrash me kish marre malli,
ti fshihesha diellit e vapes se eger te veres...

Te merja nje sy gjume ndene pishat e larte,
te shkruaja me mendje vargje pa fund...
Tu bija nder gjunje zogjeve pendearte,
bilbilave zeembel e gushkuqeve te bute...

Thellezave te bukura tu shkulja nga nje pende
tu thosha, qe pa ju ky pyll s'do te kish kuptim...
Se ju mi dhate vargjet edhe pse me trembet,
ju me ndezet gjakun endrrat e shpirtit tim....

SoVaNa 5 MAJ 2014

No comments:

Post a Comment