Friday, September 19, 2014

ZOTI I PENDUAR

_________________

Kur lindi njeriu, zoti u mendua shumë,
së fundi midis organeve i dha dhe buzë...
Dhe në ëndërrime u zhyt pafund,
e tha:- Me to gjithë jetën le të puthë...

Por si për dreq njeriu me inatin mbarsur,
buzët për puthje i përdorte shumë rrallë...
Gëlbazë e pështymë nxirte pa hesap
për një fjalë goje bëhej bukëshkalë...

Zoti kur e pa nga vetja i erdhi mare(turp)...
Mbeti pa mënd e për një çast i hutuar...
Mërmëriti ndër dhëmbë me keqardhje:
-As djalli kështu s'do të më kish poshtëruar...

Sotiraq Naçi

No comments:

Post a Comment