Friday, April 10, 2015

PËR VDEKJEN E BABAIT

U trëmba sa nuk thuhet atë natë,
thashë këtu mbaroi kjo botë
Pa yje nën qiellin e acartë
ku me dhimbje ngrinin dhe lotët...

Pas kësaj nuk kish tjetër furtunë,
e vetmja që une kisha parë...
I frikësuar mbështjellë si nën gunë
i trembur si hijet nën varre...
Dhe rija vështroja në heshtje,
fytyrën tënde të zbehtë...
Në çast për tënden buzëqeshje,
më mori një mall i thellë...
Mu prenë pa pritur, padashur,
mendimet dhe këshillat e tua...
I humba siç humb një i pasur,
të gjitha me soj e me sua...

Sotiraq Naci 11 DHJETOR 2014

No comments:

Post a Comment