Friday, May 8, 2015

UNË NUK JAM DHIMBJE


Ne lotët e tu unë shikoja veten,
tek rrëzohesha i trembur faqeve...
e di që do të shkrihesha me dhimbjen,
në botën e pafund të halleve...
Por përseri më gjallonte shpresa,
se ti nuk do të me tresje si lotët...
Unë nuk isha thjesht një dhimbje,
që vdes e nuk ngjallet në këtë botë...
Ndoshta do të gjeja ndonjë degëz,
diku mes gjoksit tënd pranë zemrës...
E si një fatlum do të ndihesha i lumtur,
në ndonjë cep të harruar të ëndrrës...
S.N 8 MAJ 2015

No comments:

Post a Comment