Tuesday, April 2, 2013

DRITARJA E SHPIRTIT


Nje dritare ndertuar ne  qiell
e kujtoj me nostalgji e mall,
nje dritare qe mbushej me diell,
pellumba te bukur e te bardhe ..


Te cilet perhere me sillnin zemra,
mes qindra zogjve rezellues,
te tuat cicerima i njihja me emra,
e dalloja zerin tend bilbilues..


Nje dritare hapur ne shpirt,
e mbaja per ty dhe mua  perhere,
dashuria ime e shtrenjte,
ne dite me diell ne dite me shi e ere...

Per lotet e mi dhe zemren tende,
se di perse zakonin smund ta heq,
nga dritarja perseri degjoj cicerima,
i heshtur ne shpirt ndihem keq...


Ti ma mbylle ate dhe me mungon,
cicerimat e tjera tashme sme ngrohin,
ti kendoje me bukur, me embel,
mbase zemres time i ishe bere zakon..!


2013 mars 23 SoVaNa


No comments:

Post a Comment