Sunday, May 19, 2013

SHPRESE


Si shkendije shprese te shoh diku larg,
mallin po kerkoj ta mbeshtes tek ty,
rrezet e diellit nuk mund te pengojne
driten tende ndezur ne te tuat sy...

Si krahe fluturues vrapojne mendimet e mia,
degdisur thelle ne horoizont mberthyer,
me syte e mendjes te te shohin duan,
si zjarr qe nuk shuhet ne rrugen pa krye...

Asgje nuk shoh ne rrjedhen e kesaj jete
edhe pse ndricimin tend e kam ne sy,
vec enigmes qe ti ne zemren time mbete,
si puthje e zjarrte tashme ke mbetur reve...

Sa here diten ma kaplon merzitja
dhe rete trazojne ashper shpirtin tim,
shpresa behet ere dhe era tufan,
krahet hap si zogu e shpirti me sme mban...

Por qielli i lodhur pa shprese me stuhi,
humbur i ka veshet dhe zemer nuk ka,
se une jam i tretur as qe do tja di,
menget ka perveshur dhe me shi me lag...

Une serish te shoh diku midis reve,
me buzeqeshjen tende zemren me miklon,
tashme ti je kthyer ne nje copez diell,
sa here qe kam mall me rreze me ngroh...!

19 MAJ 2013 SoVaNa

No comments:

Post a Comment