Wednesday, April 17, 2013

MEMORJE '97



Ate mengjes ika rruge e pa rruge,
me vete mora mallin si kujtim,
mes krismash ne eresiren e brishte,
mes shtigjesh tek shiu binte pa pushim..

Ai vit qe i makthit deri ne zgrip,
i absurdes lufte pa kuptim,
tek plumbat vershellenin bashke me eren,
tek frika kish pushtuar shpirtin tim..

Po cguxim pata qe mora rrugen,
bashke me mua dhe zogjte e mi,
gruaja me tha i dashur ku vemi,
ky i joni mos eshte nxitim..??


Bashke me veten une mora dhe eren,
nje dite te re doja, te bukurin agim,
me duhej ta lija mbrapa friken,
ogurin e zi te luftes pa kuptim..

Te ikja larg sa me larg mundej
qe krismat e cjera mos te kishin ze,
aty ku zogjte se pushonin kengen,
dhe vaji i nenenave sdegjohej me...


20 SHKURT 2013

No comments:

Post a Comment