I druhem te ftohtit, ketij dimri i druhem
se me ka gjetur te vetem te pa njeri...
Si trumcakun qe i kane prishur folene,
ku gjithe ankth kerkon zogjte e tij...
Qe kur iku e u zhduk shpirti im binjak,
folezesa e zemres time eshte lenduar...
Gjumin ma vrasin endrrat qe shoh percart,
diteve mbetem vetem duke menduar...
Ndaj ky dimer me duket aq i veshtire,
sa qenien ma lodhin me mijra pyetje...
Perse valle perendia me la te vetem,
binjaken time ma morI e ndihem zemerthyer...
I druhem te ftohtit te ketij dimri i druhem,
me duket vetja pa folezese si nje gjinkalle,
i xhveshur lakuriq pa dashuri e pa shprese,
nje fluturez pa krahe e me shpirt te vrare...
Me mijra jete do te jipja e ti beja fli,
e ti lutem zotit tim me gjithe zemer,
ta mos me denoje kaq ashper e te me ktheje,
binjaken time te dashur e aq te embel...!
SoVaNa 31 TETOR 2013
No comments:
Post a Comment