______________
Ka raste qe te djelat te vrasin,
si copeza pensioni dite pa shije...
Kafete panumur si mendim i trishte,
ku vetmija te dredh si tespie...
E djela me duket si moshe e thyer,
vertitet rreth dites pa fjale e thinjur...
Veshtrimin tretur nga perendimi,
ku jeta kthehet ne fiq te vyshkur...
Me mire te mos egzistonte e djela,
kjo copez pensioni qe te vret si azile...
Java te mos kishte nje dite te shtate
e tespiet ti varnim diku si relike...!!
SoVaNa 27 TETOR 2013
No comments:
Post a Comment