Saturday, July 6, 2013

****


Po dal sot e dashur,
mos u cudit qe me sheh keshtu,
sot kam veshur masken e hipokritit,
kam vene papijon dhe buzeqeshje fallco,
me duhet te shkoj diku,,,,

Me presin ca miq te rinj,
me zakone te vjetra
te cilet thone, jane njerez klasi ,
shkrimtare,poete a njerez
qe meren me letra...

Ndaj me duhet ti takoj
tu buzeqesh e tu pershtatem
tu thur lavde e iso tu mbaj
ndryshe e kam humbur davane
sepse me ta skam si te matem

Kane ne dore gjithcka
qe te te hapet rruga e te shkruash,
duhet te ndryshosh patjeter,
ti biesh qemanes ashtu sic duan ata
me zakone te reja, te lozesh avazin e vjeter...

No comments:

Post a Comment