Thursday, July 4, 2013

NATEN VONE


Naten vone,

ku gjumi mbreteron mbi planet,
dhe endrrat shetisin ne te tyren bote,
i pa gjume eshte perhere nje poet,
ku jep e mer me nje laps te mprehur holle,
tek fillon e kapet me qiell e me det,
bisedon me yje apo flirton me zotat...

Naten vone,
kur endrrat shetisin monopateve te ndjenjes,
zemra te dashuruara ne gjume buzeqeshin,
poeti i ka hapur kanatet e botes tjeter
e qe aty zbarkojne vargjet mistike te dashurise,
te cilat ne heshtje i shkruan e i hedh ne leter,
si armate te fuqishme kunder vetmise...

Heret ne mengjes,
kur te gjithe jane zgjuar nga endrrat
dhe bota zien si koshere bletesh,
te dashuruarit takohen e puthen me zjarr,
a nga netet e lodhshme bien ne gjume perseri,
poeti eshte akoma ne kembe,
i gatshem per te shkruar te tjera poezi..!



SoVaNa 4 KORRIK 2013


No comments:

Post a Comment