Tuesday, March 17, 2015

ËNDËRRIM


_______________
Në fije të perit qëndronte një ëndërr,
varur si merimanga në pezhishkë...
Priste të këputej e të bine rëndë
mbi shkëmbinjtë e një zënke...
Por jo ajo qëndronte përherë aty,
pa fjalë e me vështrim të ngrirë...
Ndofta me shpresë se do të vije Ti,
si një shpëtimtar krahështrirë...
Dhe pastaj mbushur buzëqeshje,
symbyllur do të rrëzohej...
Se ku do të binte s'kish më rëndësi,
veç pranë teje të zgjohej...
Sotiraq Naçi 17 MARS 2015

No comments:

Post a Comment