Wednesday, March 18, 2015

BOTË E DJALLËZUAR


_______________________
Me veten time u zura një natë,
e ngrita zërin e shava sa munda...
Pastaj për një çast u betova e thashë,
më mire po iki nga kjo botë e trashë...
E di që askujt s'do ti rruhet për mua,
mbase dikush do fërkojë dhe barkun...
Por unë përsëri do të iki e s'dua tja di,
për ç'far lë pas dhe s'më ha meraku...
Vetëm më vjen keq për gjithçka ka natyra,
për pranverën për lulet dhe zogjtë,
ditët plot ajër e mbushur me ngjyra,
te vetmet padjallezi në këtë botë....
Vargje te vitit 1985 Sotiraq Naçi

No comments:

Post a Comment