Thursday, March 5, 2015

ISH VEÇ NJË KËNGË..!


Ndoshta një ditë do të ndodhë,
të kujtohesh të këndosh një këngë...
S'do të pyesësh qoftë dimër i ftohtë,
qoftë pranverë mbushur buzëqeshje...

Ti, veç do të mbyllësh sytë e tua,
e nën zë do të këndosh lehtë...
Për një djalë dikur dashuruar,
për një ëndërr që akoma të vret...
Dhe pastaj ashtu symbyllur,
do të ëndërrosh princin e bardhë...
Krahë hapur e sy shkëndijë,
tek të zbret nga qielli mbi kalë...
Dhe kur ëdrrën ta lësh pas,
do të ndiehesh përsëri e vetmuar...
S'do të trishtohesh e s'do të qash,
do të thuash, ish veç një këngë...
Sotiraq Naçi 19 SHKURT 2015

No comments:

Post a Comment