Thursday, March 5, 2015

ANËS VJOSËS PËR NJË KAFE


_____________________________
Udhës time i mërguar,
ku flitet një tjetër gjuhë...
Ajri dhe era nuk kanë shije,
aty i vetmuar gjëndem unë...
Koka mbetur përherë pas,
tek ndonjë buzëqeshje a një fjalë...
Kam kaq kohë që si ndjej pranë,
lotët dhe heshtja janë bërë palë...
Shpesh mendoj e flas me vete,
a do te kthehem më si dikur...
Anës Vjosës të pi një kafe,
një gotë raki ta kthej me fund...
Dhe trishtimi është si gjethet,
shpesh lulëzon mbi zemrën time...
Për një fjalë shpirti më dergjet,
për një puthje nga Nëna ime...
Sotiraq Naçi 19 SHKURT 2015

No comments:

Post a Comment