Thursday, March 5, 2015

TI MUND TË IKËSH ME NJË TJETËR BURRË

________________________________________
Për ku nxiton kështu si e marrë,
heshtjen dhe inatin ke mbleksur në sy...
Akoma dhe lotët në shpirt s'të janë tharë,
zjarri i dashurisë shtegëton bashkë me ty...
Thuamë që s'më puthje me të tuat buzë,
as fjalët gjithë epsh nuk mi thoshe ti...
Si rrëzove pa drojtje një mal me gurë
mbi ndjenjën tonë përmbi dashurinë...
A thua kjo ndjenjë ishte një furtunë,
që erdhi papritur e shkundi gjithçka...
Dhe dashuria s'paska qenë një gunë
por gënjeshter vrasëtare pa shpirt e pa zjarr...
Thuaj sa të duash se kurrë s'më ke dashur,
kapardisu se je tallur me ndjenjat e mia...
Por përsëri diku ke për të më hasur,
sa herë të kujtosh puthjet vetëtima...
Ti mund të ikësh me një tjetër burrë...
Ëndrrat dhe të duash si mer dot me vete....
Se ato nuk shiten, as nuk blihen kurrë,
do të mbeten kujtimi im në jetë të jetëve...
Sotiraq Naçi 4 TETOR 2014

No comments:

Post a Comment