Thursday, March 5, 2015

AROMË GRUAJE


_______________
Dorën e zgjat të të ledhatoj pak flokët,
ondet më rrëshqasin ëmbël nëpër duar....
Ti je krijesa më e brishtë që dua,
aromë dashurie që fluturon mbi mua...
Sytë, ah sytë të shkelqejnë si kristali....
Kurrë s'do të dua ti shoh të lotojnë,
Por vetëm të qeshin si trëndelinë mali,
apo dhe të qajnë nga gëzimi që të falin....
Mbi buzëqeshjen tënde s'ka vënd për mërzira,
sepse ajo ka lindur të jete si trendafili...
Aroma më e bukur që të fal dashuria ,
më deh pa limit gjithë vitet e mia...
Kjo është aroma që të ka falur zoti,
ndjenja më e bukur që ështe dashuria...
Do të doja të ta shihja të pikonte loti,
vetëm nga përqafimet dhe puthjet e mia...
Sotiraq Naçi 29 TETOR 2014

No comments:

Post a Comment