______________________
U harrova kete mbremje,
brenda vetes u mblodha si top,
bota mu duk shume e vogel
kujtimet te medha sa nje glob...
Egzistoka dhe nje bote tjeter,
mbushur me lumenj kujtimesh
fusha te gjera e cicerima mendimesh,
ku shpesh aty kerkon te fshihesh..
Ndaj me eshte bere e modes,
kur merzitem dua te zhdukem,
te harroj katrauren e botes
brenda globit tim te strukem...
SoVaNa 13 prill 2013
No comments:
Post a Comment