Monday, May 4, 2015

HUMBËN MIMOZAT


Në gostinë e kësaj stine,
ku të gjithë përplasnin gotat...
Ti mungove si një hije,
si një degë nga pema thyer...

Dikush sikur tha një fjalë:
-Po Mimozat ku kanë humbur..?
Me çudi vështroi në sallë,
por veç aq e mbyti zhurma...

Kur të gjithe uronin gëzuar,
për të zonjën e kësaj shtëpie....
Dolli s'kish ishin harruar,
dehur ndoshta nga kjo stinë...
SN 4 MAJ 2015


No comments:

Post a Comment