Saturday, May 31, 2014

TRENDAFILET E KUQ

Dhe ri e veshtroj gjithe nostalgji,
trendafilet e kuq qe varen si dikur...
Asgje spaska mbetur vec kangjellave,
barishteve te egra qe lulezojne mbi mur...

Cudi po me duket si paskan mbire trendafilet,
ketu e vite mbjedhur dhe ato celin perseri...
Te kuqe si ajo zemer qe desh plot zjarrmi,
te fresketa plot jete si tendja dashuri...

Afrohem ti prek e tu mar ere si dikur,
por trembem se ti edhe pse nuk je me aty...
Do te me thuash me ze:- Te lutem mos i prek.!!
Me zerin tend te embel qe dhe sot sikur me djeg...

Une i hutuar te veshtrova me habi,
ne dritaren tende mbushur plot bozhure...
Leshova thjesht nje psheretime te gjate,
e ika disi i trembur nen hijen e nates...

Por ti me thirre nga lart me dije dhe emrin,
me buzeqeshe aq embel e me the vetem dy fjale,
nje dege kepute nga vazot me lule mbushur:...
-Sdoja te te trembja ja mere e ke dhurate...

Trendafilet e kuq flakerojne si dikur,
vetem dritarja jote e zbrazet dhe pa bozhure...
Asgje ska mbetur gjalle vec trendafilave te kuq,
ne endrra zeri yt i embel e buzeqeshja plot nure...!!
SoVaNa 22 MAJ 2014



No comments:

Post a Comment