Monday, April 8, 2013

EJA...



Mes endrash te shoh si nje pulebardhe,
tek krahet reh diku mes reve humbet,
sa here matem te te them nje fjale,
pa dashur ti iken e me behesh ere...

Le ti largojme shirat vjeshtake,
ti hapim zemrat e ti derdhim ne shpirtra,
gjithcka qe ndjejme eshte binjake ,
pikturojme me te njejtat ngjyra...

Po ckuptim ka ti perhere ne qiell,
si pulbardhe qe fluturon krahehapur,
e vetme ne mendje dhe mua ne zemer,
sa do te doja te mos ishe vec nje emer...

Eja e dashur skam me fuqi te pres,
shpirti po me le e ndjenja mu zhubros,
boll e cava qiellin nga thirjet e mia,
pulebardha ime me ty sdua me te loz...!

SoVaNa 8 Prill 2013

No comments:

Post a Comment