Thursday, April 4, 2013

EMIGRANTI I PAPUNE




Një tas me bishta cigaresh
është dita e një të papuni,
ku ankthi dhe mërzitja,
luajne tavëll me mëndjen e tij..

Ku e sotmja ka vdekur
dhe me ankth kalon nata...
Ku gjumi ping pong luan,
e nesërmja e njëtja histori..

Dhe sa tasa me bishta,
do të mbushë i mjeri..
Ditë të numuruara me gishta,
aty ne dhomën e ferrit..

Pa shpresë për të ardhmen,
buzëqeshja humbur nga buzët,
zhgenjyer larg Atdheut,
mallkon ditën që mori udhët..!

4 PRILL 2013

No comments:

Post a Comment