Saturday, April 20, 2013

LAJTHITJE..

Sec kam ca klithma brenda vetes,
ato te me zgjojne therrasin fort,
shkundin trungun tim te mpire,

dhe zemra e lodhur dic me thote...

sec kam ca klithma brenda vetes,
fuqite me kane lene si burim i shterrur,
bertasin te me zgjojne nga letargjia,
zemer e shkrete ne lote eshte shkrehur...


Kjo korace e forte e egoizmit,
gjithcka ka lodhur deri dhe klithmen time,
te cilen e ndjej ne shpirtin tim te pa fuqi
tek nguc te miat ndjenja dhe shperthime..


Asgje sme kushton ti jap nje grusht,
vetem nje grusht te forte ketij egoizmi...
Ta thyej kete korace te forte si shkembi,
ta ndiej ne zemer derisa te me dhembi..

Vetem te bertas te me degjojne te gjithe,
ti shkund te gjitha deri ne rrenje..
Pastaj si llave vullkani te pushtoj gjithcka,
e gjurme te mbetem ne timen enderr...



20 prill 2013

No comments:

Post a Comment