_____________________________
Kur vuaja me shpirt për një dashuri,
ndjenjat më qenë humbur se di ku.
Gjithçka për rreth meje më ish bardhë e zi,
dallgët e mendimeve më zienin kuturu...
Mora nje vendim ta lija kete jete
të gjitha ti harroja ti tresja në qiell,
Se kjo botë qënka një tallje e pabesë,
të vriska dashurinë e të lë pa shpresë ...
Aty ku shkëmbi qe më i thepisur
dhe humnera ku fundi nuk i dukej..
Seç lija mbrapa për këtë fund të hidhur,
i fshiva të gjitha asgjë më s'më duhej...
Tek zgjata kokën diku mes shkëmbinjsh,
thellë në hon pashë një tufë me lule,
tek i ndrinin fletët e me ajrin lozte,
mu duk sikur më foli e më ironizonte...
-Ej ti i çmëndur ç'ke ndërmend të bësh,
këtu në fund të honit nuk do të gjesh asgjë.
Mblidhe veten ç'far do që te kesh humbur,
vetëm aty lart jeta është e bukur...!
Dikur dhe unë isha aty lart si ty,
por një erë më shkundi e ne hon më hodhi..
Ku e gjeta fuqinë as vetë nuk e di,
me thonj u zvarrita tek këta shkëmbinj..
Dhe ja ku jam e jetoj si zonjë mbi zonja,
as s'dua ta di se si ngatërrohet bota....
U çudita, me shkundi një lule përmbi shkemb
nga ëndrra u zgjova dhe thashë, jeta dhëmb...!!
SoVaNa 11 prill 2013
No comments:
Post a Comment