Wednesday, April 17, 2013

MALLI PER VENDLINDJEN





___________________________

O si më bëri kështu ky malli,
më ktheu dhe njëherë si dikur,
sa herë kujtoj vëndlindjen,
dua të bisedoj me çdo gurr..

Të bisedoj e të flas atë gjuhë,
Gjirokastritçe si asnjë tjetër,
të këndoj me zë një këngë,
për Drinon dhe kalanë e vjetër..

Të shkoj e të hap sepetin,(sëndukun)
Ku JOSHA(gjyshja) ime e shtrenjtë,
me nikoqirllëk na shpërndante,
zarikotë(ëmbëlsirat) që mbante fshehtë...

Aq mall kam dhe aq dëshirë,
mëngjesin ta pres te sokaku,
të këndoj me shoke e si dikur,
të me vlojë dhe njëherë gjaku..!

19 MARS 2013

No comments:

Post a Comment