Thursday, April 4, 2013

NDJESHMERI


Nuk doja te isha kaq i ndjeshem,
dashnor i zellshem dhe i marre,
me shpirt te paster si melodi
me fjale qe rjedhin si nje ujvare...

As nuk doja qe ta lendoja
bashkeshorten time te mire,
me vargjet e mija te dlira,
por eshte shpirti im i lire...!

Qe eshte lindur keshtu me ndjenje,
e shetit si ne telat e nje kitare
ne boten e bukur te dashurise,
aty ku shpirti ndez vec zjarre

Cte bej une qe jam kaq i ndjeshem
kjo ska te beje me tradhetine,
ku naten ne gjume thurr vec vargje
dhe ato jane vec per dashurine...!

Dhe sa here shoh nete me yje,
se kuptoj si me ze cmenduria
ne vend te fjaleve thur vec vargje
qe jane e vetmja pasuri e imja...!

@S.N@  3 MARS 2013




No comments:

Post a Comment