Tuesday, April 2, 2013

Ngjashmeri

NGJASHMERI...

I ulur qendroj ne bregun e detit,
veshtroj ne horizont se si vala hidhet
tallazet qe vershojne si klithma gezimi
dhe gazin e tyre tere shend mblidhet..

Kenaqesi ndjej kur degjoj gjuhen e valeve
e njejta arome dhe ngjyra e tyre blu
era e jodit si arome e shendetit
oqeani dhe deti kane te njeten gjuh..

Aroma e dashurive perseri eshte e njejte
fillon me muzg dhe vone perendon,
ne breg te detit puthen dashnoret
e njejta gjuhe si ne mesdhe dhe jon..


Dhe nese mbremjet e magjishme,
ja marin kenges me melodi kitare,
dallget ison njesoj e mbajne,
gjuha e detit eshte po ajo si me pare,,,

Nese stuhia rrezikon nje varke
e frika te ze se jeten e humb,
perseri kjo eshte e njejta gjuhe
gjuha e frikes nuk ndryshon aspak...

Paskemi nje gjuhe te gjithe si kombe
dhe valet e detit njesoj farfurine,
muzgjet dhe netet me hene kendojne
ne cdo breg deti ka suferine,,,!


9 shkurt 2013

No comments:

Post a Comment