Wednesday, April 3, 2013

Ishulli i vetmise..

Nje ishull kerkoj dhe vetmine,
ku dielli te jete dashuria ime
dhe nata miku im me i mire
nga mendja ti fshi kujtimet..

Te harroj lendimet qe me rendojne,
te kridhem nen perqafimin e valeve,
ku peshqit sy nuk kane te shohin
dhe deti ledhaton pa nevojen e fjaleve,,

Te flas me veten time e te kendoj,
shoqerise se bulkethit ti bashkohem,
te shoh xixellonjat qe shkelqejne,
me driten e tyre te dashurohem,,,

Te me mbeten ne kujtese netet
ku u ndjeva vertet zot i endrres
dhe fjalet e dashurise shterpe
si plehra i flaka ne koshat e reres...!


SoVaNa 7 Mars 2013

No comments:

Post a Comment