Wednesday, April 17, 2013

POEZI

I plagosur jam ne thepnajat e tua ,
aty ku shkemb me eshte bere fjala
dhe mendjen vras per ta gdhendur,
por sa e veshtire eshte te te gjesh..

Sepse ti je gjahtare honeve te thepisur,
shpesh me fshihesh thelle ne shpirt
dhe luan me mua si nje kale i hasdisur,
ku krifen e ngre perpjete e turfullon...

Sa here mendueshem te kerkoj
e me humbet ne labirinthe,
mendjen ma lodh e ma degdis,
thelle brigjeve te tua ku vec vrapoj...


Ne enderr me je kthyer, ne jete,
ku me eshte trembur gjumi im,
vargjet jane lendinat ku une bredh
e ne tezgjahun tim cdo nate i tjerr..

Perhere do te rimoj sa jete te kem
e nder deje do te rjedh,
kur zemra ime te pushoje se rrahuri
dhe muza te me fluturoje lart ne qiell,

atehere mendo se me ke humbur
mbase ne parajsen tende do te fle,
bashke me ty POEZIA ime,
aty ku ti nuk vdes por rron perjete..!


25 SHKURT 2013

No comments:

Post a Comment