Saturday, April 13, 2013

SHTEPIA E VETMUAR

Ika larg,mora me vete gjithcka, 
deri dhe aromen e trendafilave eremire..!
Tashme aty kane mbetur vec gjethet e thara
dhe gota e thyer qe i vadisja cdo mengjes...!

Shtepiza ime bukur eshte gremisur,
duket sikur vajton timen ikje..!
Bari i thare dhe kangjellat e ndryshkur,
ikjen e vuajne si shpirtra te braktisur..!

Mbas vitesh kthyer e shoh ate pamje,
ne mendje me kalojne sa e sa kujtime..!
Dikur dashuruar me ata trendafila,
psheretij,tund koken me dhimbje

Dhe them me vete tani ku jane??
te gjitha i humba per nje dhe te huaj..
As vete se dija se sa shume i doja
dhe tash qe i shoh me bejne te vuaj...!





26 JANAR

No comments:

Post a Comment