Thursday, April 4, 2013

U ARATISE..



Ike larg,si nje largesi pa kthim
qe krah kishe vetem per ikje,
si nje zog qe nuk njeh shtegetim,
mbaj mend syte e tu te lotuar
dhe nje puthje ne buze si kujtim...

Si lot i nxehte mbi buzet e mi,
si trup i shkrire ne reren e nxehte
e dija qe me sdo te shihja,
ndaj dhe vuajta kete rrembim te befte,
epoken qe shkoi, aq pabesisht...

Tani une kerkoj te gjej rruge
e di qe hena perhere nuk ndricon,
rezet e diellit humbasin diku mes reve,
ndricimin smund ta kene gjithmone,
me ike nga duart si tjeter epoke..

I topitur,i lodhur,e kohen vras,
pres si i burgosuri nje xhelat,
mos te shoh midis yjesh e te kap,
nese vjen kete here nuk te le te shkosh,
nje gabim te tille se perseris prap...!




6 MARS 2013

No comments:

Post a Comment