Friday, April 5, 2013

URREJTJE..

Urrejtje!
Perse je pjese e kesaj jete,
perse egziston qofte dhe si emer
si zgaver e zeze shpesh behesh pjese
e dhimbjes,shkaterimit ne zemer!

Pjese e padeshire
e etur per gjak ,dhe shkaterim,
perdhos me egersi engjej 
ti cmenduri e pambarim!

Emer histerik i pabesise,
qe spyet as per endra
si fare e keqe e njerezise
me shpirt perbindeshi,
duhesh shkulur me rrenje
per te mos mbire serisht!

Ti frike e papermbajteshme,
mjerane e llogjikes se humbur
qendro larg jeteve te pafajshme!


Urrejtje!
ti e pameshirshmja dhe e kobshmja
qe zemra njerzish perdhunon,
nena qe shpirtin e tyre veshin ne zi,
baballare qe shpirtin ua shkateron
larg,sa me larg mendjeve 
te njerezve te semurre.
Sepse per ty ne kete bote
vend sdo te kete kurre!


22 dhjetor 2012

No comments:

Post a Comment