Tuesday, April 9, 2013

ZOTI IM


Zoti im...!
sa here bie mbremja,
shpirti me largohet duke mare me vete
kujtimet zemren dhe gjithcka...!!

Me le te vetem te humbur e te plagosur
ne eresiren e nates te lodhur, te brengosur,,
une zvaritem e ashtu i mardhur vetem lutem,
te lutem ty o zoti im per ndihme e shpetim,
ta mbledhesh shpirtin tim se shume i tutem
mekateve te nates e cmendurive te tij..!!

Zoti im..!
kur vjen mengjesi prane me kthehet
dhe si pulebardhe e lodhur e krahevarur
me struket ne gjoks dhe vetem prehet..!

Ne nje gjume te thelle bie me buzeqeshje
mbi buzet e tij dhe me fjale qe flet percart..
I trembem mekatit ndaj dhe lutem ne heshtje
fale,dhe mos e co drejt purgatorit...!
Me gjithe shpirt te pergjerohem ti gjesh shpetim
dhe keto fjale ti them nga thellesi e kraharorit..!




8   S Η Κ U R Τ  2013 

No comments:

Post a Comment