Friday, February 7, 2014

DASHURI SIC DINE TE FALIN GRATE

DASHURI SIC DINE TE FALIN GRATE
_________________________________

Perse u dashka vrare nje shikim i embel,
atyre qerpikeve te bukur loti tu rrezohet...
Buzeqeshja u shkon aq shume e u jep nur
dhe u zbukuron shpirtin as qe diskutohet...

Perse te keqkuptohet butesia nder femra,
kur vete zoti i krijoi te buta dhe te brishta...
U dha buzeqeshjen u dha fjalet e embla,
u pikturoj ato buze qe falin puthje nga zemra...

Sado i eger te jete nje mashkull dhe i pa zemer,
perseri eshte pjelle nga nje Nene dhe ajo eshte femer...
Por dhe ne qofte e huaj eshte perseri nje grua,
qe pa te bota do te egzistonte thjesht si planet i huaj...

Ndaj ne kete bote ku pushtetin e kane te marret,
lutuni,lutuni sa me shume te mbushet me engjej,
Nje bote me e bute ku te mos egzistojne djajte
pa lot e mjerim, por vec dashuri sic dine te falin grate...

SoVaNa 3 JANAR 2014

No comments:

Post a Comment