Saturday, February 15, 2014

PERMETI IM


____________

C'me poqi malli per mbremjet e mia
i ulur ne stolat e lulishtes ne park.
Aty ku pleqte mblidhen e dredhin tespijet
dhe shatrivani sperkat rreth e perqark...

Veshtroj Vjosen tek derdhet si gjarper,
ferkohet shkembinjeve si macok lajkatar.
Ura mbi te e me kembet si harpe,
hijerende qendron statike pa fjale...

Xhirua e njerezve vershon si nje lume,
a thua Vjosa eshte ngjitur ne bulevard.
Nga lart veshtron Dhembeli hijerende,
te zbrese e te puthet me qytetin ka mall...

Me poqi malli vertet per gjithcka,
por sidomos per trendafilat ereshume.
Per njerezit e paster si pikez e lotit,
per kenget e bukura thurur me kaba...

Pa dua te shoh perseri nga afer,
qytetin tashme qe me quan te ikur.
Pershendetjet e miqve te mij anembane,
te me therrasin bir edhe pse aty s'kam lindur...!

SoVaNa 15 SHKURT 2014

No comments:

Post a Comment