__________________________
Me thuaj vella pse u ndame keshtu,
u shkoqitem si kokrra tespie...
Mallin e dogjem si permbi dru,
dhe harruam qe jemi vellezer...
Une mbeta si gjithmone i larget.
(Te pakten e di, ti ma kupton hallin)
Fukaralleku na i prehu krahet,
e s'gjejme rruge te shuajme mallin...
Ne mergim jam une vellai im i mire,
i pa Atdhe ketu ku ditet jane pa drite...
Ti gjithashtu ne tendin je pa Atdhe,
ku dhe buken mezi e nxjerr ne dite...
Por ta dish, perdite te kam ne mendje.
Mengjeseve tek pi i vetemuar nje kafe.
Mbremjeve perseri je prane meje
trokas dy gota e te pershendes me vete...
SoVaNa 26 SHKURT 2014
No comments:
Post a Comment