Monday, February 10, 2014

SHQIPONJA

SHQIPONJA
___________

Nje Shqiponje ja kerkova flatrat.
Ju luta te mi bente dhurate.
Ti shihja dhe une malet e larta,

e te bija permbi shkembinj pikjate...

Dhe me tha:- Degjo mor trim,
mbase flatrat dhe mund te ti fal.
Por te duhet nje zemer miku im
dhe po se pate eshte e kote...

Eshte njesoj si nje manekin,
qe fluturon me flatra shqiponje,
e te sulet permbi shkembinj,
me shume ka gjasa te thyej turinjte...

Te jesh shqiponje, te duhet nje zemer,
e une zemren s'mund te ta dhuroj.
ndryshe une do te isha nje zog i thjeshte,
do me humbte vlera, s'do te isha Shqiponje...


SoVaNa 10 SHKURT 2014

No comments:

Post a Comment