Saturday, March 15, 2014

DESHIRA TE THYERA

DESHIRA TE THYERA
_____________________

Ti rrekesh te me zgjosh nje deshire,
por une deshira nuk kam me...
Kam vetem brenga qe s'flasin ,
kam vetem brenga qe s'kane ze...

Kur i mbarsur isha me deshira,
te cilat me rrihnin si flatra zogjsh...
Ti mjegulloje neper endrra,
me thoshe -"Te mos me zgjosh"...

Ti rrekesh te me zgjosh nje deshire,
dhe troket fort ne mendjen time...
Por mua tashme me ka zene gjumi,
jam i harruar thelle nder vite...

Eshte vone dhe s'kam me deshira,
kam vetem brenga te lodhura te mjera...
ku s'gjendet fjale e s'gjendet celes,
por vec zhgenjime si brava te thyera...!!

SoVaNa 15 MARS 2014

No comments:

Post a Comment